Une, Ti dhe Big Bang-u

by Rona Nushi

 Ndodh qe mrekullite e medha te jetes te vijne nga nje perplasje, si vet jeta. Ne vijme ne kete bote sepse dy njerez vendosin te ngrene dolli mbi jeten, nje perplasje e brendshme nga e cila krijohet nje sfere dhe zgjerohet deri ne perfeksion. Ashtu sic u zgjerua Universi nga nje sfere infinit e vogel ne nje hapesire te pamatshme. Ne jemi pjese e ketij Universi dhe kemi nje brenda nesh. Eshte si nje lidhje simbiotike qe krijon kryevepra kur ushqejne njera-tjetren.
 Te gjithe kemi jetuar per nente muaj ne nje shtepi te ngjajshme, dhe te gjithe kemi qene ne nje gjendje te pezullt deri ne momentin kur u perballem me nje mjedis te ri. Cdo detaj i ketyre hapesirave te reja ndikoi ne mendimet tona. Keto mendime filluan te rriteshin ne cdo fotografi qe kapnin syte tone. Gjendja e pezullt u zhduk ne momentin e pare kur drita preku lekuren tone dhe ishte ky momenti kur ne filluam ta shkruanim legjenden tone. Akoma te pavetedijshem, por ekzistenca jone po bente nje ndryshim.
 Hapa evolues e shoqerojne jeten tone dhe ne fillojme ta vendosim largesine e horizontit tone. Kjo cakton se sa large sheh syri jone i endrrave. Dhe, sa i perket kesaj, une di nje gje, qe te verber jane vetem ata qe nuk shohin shume large per synimet e tyre dhe e vendosin horizontin aq afer sa mund ta prekin.
 Prandaj, ata qe kane guxim te nisen ne kete udhetim per ta krijuar nje evolucion te bukur te jetes, sic e kemi te gjithe aftesine per ta bere, asnjehere nuk do te deshtojne ne arritjen e qellimeve te tyre.
 Ne fund te fundit, nese jemi pjese e kesaj simbioze, pse mos te lejojme qe bukuria e  brendesise sone te jete me e fuqishme se mjedisi qe na rrethon?
 
 
  R.N. 

Go back

Post a comment