Thirrja

by Rona Nushi



Ti, nje kukull e ngrire, po lejon pikat e ujit te te vrasin ngadale.
Degjon zera femijesh ne erresire? Jane jehona e vrullit tend te femijerise,
qe po qan per ato endrra te zhdukura.
 
Ti, nje kukull e ngrire, po jeton nje genjeshter,
iluzion i kokave si ty.
A nuk e di se te vdesesh si viktime gjykimesh nuk te quajne hero? 

Ke nuhat ne trupin tend dhe ke sheh ne pasqyre?
Ti je krijese e mendimeve te tua,
te erreta apo plot drite, ato pikturojne portretin tend. 
 
Qetesia - ke nevoje per prezencen e saj? Fshihet poshte qerpikeve te tu.
Gjeje dhe zbulo karakterin tend te fshehur.
 
Sa shume di per vullkanin qe po shuhet brenda teje?
Gerrmoje para se te ngrish pergjithmone.
 
Une? Une jam fjala qe po vetetin brenda dhomes tende plot mjegull.
Me perdor, zhurmo nepermjet meje, ndriqo gropen e erret ku ke rene. 
 
 
 R.N. 

Go back

Post a comment