Sinfonia e nates

by Rona Nushi

 

 Dy ngjyra dhe hijet e tyre po krijojne nje panorame magjepsese sonte. Hena e zbehte perkedhel njeren ane te sarajeve, ndersa ana tjeter e ngelur ne erresire vec sa i kompleton bukurine. Siluetat e zeza shkrihen njera ne tjetren e une perdor imagjinaten per te krijuar figura te tjera nga ato. Ndoshta nje flaute gjigante nga nje ndertese dhe nje harp ngjitur me te. Duket kaq perfekte me fjollat e bores qe bien ne toke si nota muzikore. Ndersa marr fryme, bashke me ajrin marr perbrenda edhe fjollat dhe nxjerr jashte nje melodi. Jehon jashte meje tingulli i lirise, i cili then qetesine e nates, fluturon permes instrumenteve gjigante dhe arrin henen. Aty rritet e behet bertime, nje bertime e embel dhe e lehte qe zgjon nga gjumi cdo femije te henes, ata te cilet ajo i perkedhel dhe i ndriqon cdo nate. Disa nga ata, te frikesuar nga nata nuk levizin nga shtrati i tyre i rehatshem. Ndersa te tjere, vetem disa, te hipnotizuar ndjekin kete tingull dhe behen eksplorues te nates. Kur behen mjaftueshem te guximshem per te mos u kthyer me prapa dhe e kuptojne sa shume gjera te panjohura ka, zbulojne qe kjo eshte imagjinata e tyre e cila ka aftesi te krijoj nje simfoni nga nje qytet, nje legjende nga nje ngjarje apo nje hero nga nje njeri.

R.N.

 

Go back

Post a comment