Pertej cdo kufiri

by Rona Nushi


 Me kishin thene qe liria nuk ekziston, se nje shpirt eshte gjithmone i lidhur me nje tjeter, se nje kembe gjithmone ecen pas nje tjetre. Me kishin thene qe horizonti ka fund, se syte e mi nuk guxojne te kalojne kufinje, se jeta duhet te mbaroj aty ku nis. Vazhdojne e me thone qe forca ime nuk mjafton, se s'kam dy topa per te lozur si nje njeri i gdhendur me maske heroi.
  Nuk u besova. E si per tu mbrojtur fillova te ikja larg dhe kerkoja te gjeja lirine. Si fillim e kerkova ne libra, ne pune, ne natyre, ne vetmi. Gjate kerkimit kalova nje metamorfoze qe me dha krahet per te kapercyer kufinjte imagjinare te krijuar nga vet njeriu. Vazhdova duke pare e shijuar shume rruge te botes. Kaloja kohen duke krahasuar e reflektuar mbi ngjarjet e zakonet qe ndryshuan rrjedhen e historise, te cilen e ndertoi vet njeriu. Provova te ecja mbi rruge te pashkelura, por s'me la nje zhurme e mases qe bertisnin pa kuptim, pa arsye. Me thane se jam ne mes te nje planeti qe une e dija se nuk ka mes. E detyruar te ec sipas shenjeva qe kishin vene, kuptova shume mbi forcen dhe friken e dy gjinive qe ndikuan ne arkitekturen e jetes sot, e krijuar nga vet njeriu. Ne ate moment dy milion mendime, ndjenja, perjetime, detyrime e deshira po me binin si shigjeta mbi gjoks. Hapa krahet dhe ndjeva nje shperthim, nje zbrazeti absolute dhe tejmbushje ne te njejten kohe. Ishte nje energji qe filloi nga poshte thembrave dhe mbaroi ne qiell, ne pafundesi. Ishte nje moment, nje i vetem qe me dha nje mesazh nga rrenjet e rrenjeve te te pareve tane, nga zeroja ku filloi historia e vet njeriut, nga pikenisja e rregullave dhe dallimeve. Ishte nje moment, por mjaftoi per te me bindur se liria ekziston dhe se jeta nuk eshte vetem kjo pikture e mbyllur ne kornize, e pikturuar nga vet njeriu. Ka akoma me shume, akoma me tej nga sa na kane thene vet njerezit.

RN per Anonim Diary

Go back

Post a comment