Meditimi i hapjes se zemres - sipas Ed dhe Deb Shapiro

by Rona Nushi

Photo: Courtesy of Ed and Deb Shapiro

 Relaksojeni trupin ne nje pozicion te ulur dhe me qendrim te drejte. Fokusohuni tek rrjedha natyrale e frymemarrjes suaj e cila futet dhe del nga trupi juaj. Kushtojini vemendje frymemarrjesj derisa mendja juaj te qetesohet.

 Tani perqendrohuni tek hapesira e zemres ne qender te gjoksit tuaj. Merrni fryme dhe lirojeni ate nga kjo hapesire. Duke e bere kete, me cdo frymemarrje ndjejeni zemren e cila ngadale hapet dhe zbutet. Me cdo frymenxjerrje lirojeni tensionin dhe rezistencen nga zemra juaj. 

 Nderkohe qe vazhdoni, qetesisht perseritini keto fjale: "Zemra ime po hapet dhe po zbutet." Mund te perjetoni ndjenja si gezim apo pikellim. Lejojini keto ndjejna te vijne dhe te ikin, duke mos ndaluar te merrni fryme tek hapesira e zemres. 

 Qendroni ne kete menyre per aq kohe sa te deshironi. Kur te jeni gati, merrni fryme thelle dhe lirohuni. Hapini syte ngadale dhe merreni me vete gjate gjithe dites paqen qe ju ka dhuruar zemra. 

 

Ed dhe Deb Shapiro jane autore te librave "Be The Change", "How Meditation Can Transform You" dhe "World." Ata cdo jave japin kontributin e tyre tek Oprah.com, HuffingtonPost.com dhe Care2.com. Ed dhe Deb shkruajne mesazhe inspiruese cdo dite. Kane edhe tre CD per meditimin dhe gjithashtu jane autore te librit best-seller "Your Body Speaks Your Mind" dhe fitues te cmimit "Visionary Book Award" ne vitin 2007. 

Burim informacioni: OPRAH
Te drejtat e perkthimit: ANONIM DIARY

 

 

Go back

Post a comment