6 menyra per te permiresuar egon tuaj

by Rona Nushi

Photo: Thinkstock

 
Ne te gjithe e dijme se egoja (ose ndryshe krenaria, kotesia apo ajo guacka e forte qe na ndan nga vetja jone origjinale) na mban te ngujuar. Keto menyra tashme te hulumtuara mund te ju ndihmojne qe ta lironi mendjen dhe jeten tuaj.

 

Kurthi i Reagimit

 

Problemi: Si reagojme ne kur dikush na kritikon, edhe ne rastet kur kritika eshte konstruktive?

"Duke e kundershtuar, refuzuar ose transformuar ngacmimin ne menyre qe te mbrojme vlerat tona," shpjegon Michael Inzlight, PhD, psikolog ne Universitetin e Torontos, se bashku me koleget e tij, ne studimin e tyre mbi shfaqjen e ngacmimit.

Pasoja: Nje ndryshim i kuptimit te realitetit dhe deshtim per te mesuar nga gabimet.

Si ta rregulloni: Ne qofte se mund te ndani pese minuta para ndonje grindjeje per shembull, mendoni per nje gje qe ju e vleresoni pafundesisht (p.sh. kreativiteti, udhetimet, familja, humori) dhe shkruajini ne nje leter arsyet se pse keto gjera kane kaq shume rendesi per ju. Ky ushtrim, qe mjeket e quajne "konfirmim i vlerave", na ben me pak nevrik dhe me shume mendjehapur kur degjojme per gabimet dhe te metat tona, sic eshte konkluduar pas disa studimesh.  Arsyeja pse funksionon eshte se e mbron vetvleresimin tone dhe ne te njejten kohe i fik alarmet "vet-mbrojtese" te cilat na zbrazin energjite mendore.

Bonus: Njerezit qe praktikojne "Konfirmimin e vlerave" gjithashtu kane me shume kontroll mbi veten dhe bejne me pak gabime ne detyrat pasuese.


Kurthi i Konfuzionit

Problemi: Mendoni nje gje per te cilen ju nuk jeni aspak i informuar, ndoshta programi Spreadsheet? Para shume kohesh ju keni provuar ta kuptoni se si funksionon ky program, por nuk ia keni dalur dot. Tani ju me shume krenari vendosni kursorin tek kutiza e pare dhe pranoni te mos e dini ate qe nuk e dini. 
Si ta rregulloni: Mos e anashkaloni  konfuzionin, por perballuni me te. Hapat e gabuar kthehen ne pasuri kur ju e praktikoni tekniken "deshtimi produktiv", nje teknike mesimi qe eshte pershkruar ne nje studim nga "Learning Sciences Lab - National Institute of Education in Singapore." Ne kete studim studentet e matematikes jane perballur me probleme matematikore gati te pamundura dhe u eshte kerkuar qe ti zgjidhin vet. Ata jane munduar e jane ngaterruar per te gjetur teori te reja, dhe si perfundim nuk e kane gjetur zgjidhjen. Por, kur u eshte treguar zgjidhja e problemit ata kane treguar rezultate me te mira ne testet pasuese ne krahasim me studentet qe i kishin marre udhezimet e problemit pa u munduar fillimisht. Deshtimi, i vetedijshem dhe pa turp, i ndihmoi ata te mesojne me shume. 


Kurthi i Fatit 

Problemi: Ju ndjeheni te kenaqur kur nje stereotip eshte ne favorin tuaj. Padyshim qe ju jeni te afta per te dhene, sepse jeni femra! Patjeter jeni te afte ne shkence, sepse jeni meshkuj!  Por, shikoni cfare ka dalur nga nje studim i bere nga psikologia Angelica Moè, PhD, pasi qe i ka testuar meshkujt dhe femrat ne lidhje me maredheniet hapsinore (ku supozohet se meshkujt jane me te afte). Nderkohe qe pritej qe meshkujt te tregonin rezultate me te mira pas nje shtytje kurajuese, ata ne fakt treguan rezultate me te dobeta se zakonisht. Krenaria e fituar nga nje avantazh i pamerituar u kthye ne ankth kur behej fjale per performimin e atyre aftesive. 
Si ta rregullojme: Nese ndonjehere te thone se ke nje aftesi te natyrshme per nje gje ose keni nje perparesi per dicka tjeter qe ka te beje me gjene apo me fat, ndalojeni kete dem qe mund te ju shkaktoje duke u pergjigjur me fjalet, "Oh, te lutem. Eshte thjesht nje stereotip." Kur Moè u shpjegoi studenteve se arsyeja pse meshkujt tregojne rezultate me te mira se femrat ne testet e matematikes ishte ky stereotipi kulturor dhe jo "gjenet e matematikes", te gjithe treguan rezultate me te mira, sepse pritshmerite e "biologjise-si-fat" ishin rritur.

Kurthi (Sekret) i Superioritetit


Problemi: Po, eshte egocentrike, por shume nga ne mendojne se zgjedhjet tona te stilit te jetes paraqesin idealen universale. Per shembull, ciftet shpesh mendojne se njerezit e vetem do te ishin me mire sikur te lidheshin, ndersa njerezit e vetem mendojne se ciftet ne menyre sekrete ndjehen te burgosur, perfundime keto te dalura nga Stanford University dhe University of Waterloo. Akoma me e keqe se kjo eshte kur opinioni yne kthehet ne paragjykim dhe ndikon tek te tjeret. Ne nje studim te bere tek intervistat e punes eshte pare se punedhenesit u ipnin vleresime me te larta kandidateve me te njejtin status martesor me ata se sa atyre qe kishin status tjeter (ku vlerat e tjera ishin te barabarta). 

Si ta rregullojme: Heren tjeter kur e kuptoni se po predikoni per stilin tuaj te jetes, imagjinojeni ate te ndryshuar (sepse, cdo gje ndryshon eventualisht). Studimet kane treguar se sa me shume qe njerezit e mendonin statusin e tyre si te pandryshueshem, aq me shume ata e mbronin veten nga te tjeret dhe e idealizojne ate duke u bere edhe me paragjykues kunder te tjereve qe kishin status te ndryshem nga ata. Sidoqofte, kur atyre u ishte kerkuar qe te kanalizonin Buddhan e tyre te brendshme - qe nenkupton ta mendosh perkohshmerine si fakt te jetes, ata beheshin me te kuptueshem ndaj te tjereve. 

Kurthi "I Qete dhe i Permbledhur" 


Problemi: 
Vlen te citohet Thomas Jefferson, "asgje nuk i jap nje personi me shume perparesi para te tjereve sesa te qendruarit gjithmone te qete dhe te patrazuar ne cdo rrethane." Por ka nje cmim per gjithe kete fuqi dhe pacenueshmeri: perfundoni duke e shtypur veten tuaj ose duke mohuar gjera qe kane shume rendesi per ju. 

Si ta rregulloni: Psikologia Brené Brown, PhD, LMSW, shpjegon se si ajo ia kujton vetes te jete e pavetedijshme per disa gjera. Ajo thote se e lejon veten te tregohet e gezuar, e pasionuar, e ndjeshme, e ndonjehere edhe te sillet si e cmendur ne menyre qe ta liroje veten nga kjo "burgosja ne qetesi" te cilen ajo e krahason me nje mburoje. 

Kurthi i Pushtetit 

Problemi: Te gjithe ne jemi inspiruar nga studimet qe kane treguar se pozicioni i trupit me duar te hapura dhe kembe te ndara e rrit nivelin e testosteronit ne trup dhe rrit vetbesimin brenda vetem dy minutash. Por sidoqofte, ky "pozicioni  i pushtetit" mund te kthehej ne mosbesim nga te tjeret, sic ka konkluduar Andy Yap, PhD, pas nje studimi te bere. Dr. Yap dhe koleget e tij kane vertetuar se njerezit qe i zgjatnin gjymtyret e tyre gjate nje mbledhjeje apo ne makinen e taksise per shembull, kuptoheshin si njerez qe do te vidhnin para, te benin hile apo te jene me agresiv ne komunikacion. E kunderta kuptohej per njerezit me nje pozicion me te kontraktuar. 

Si ta rregullojme: Mbajeni pushtetin tuaj, thot Dr. Yap. Ne fund te fundit, ndjenja e pushtetit gjithashtu e ul stresin dhe ju ben te ndiheni me pozitiv. Por, jini me vigjilent kur behet fjale per qellime me te medha. Kur njerezit e fuqishem fokusohen ne parime fisnike si detyrat, obligimet, dhenia e llogarive, ata jane me pak te prirur per tu sjellur ne menyre joetike. (Dhe kjo ma kujton nje slogan qe para pak kohe e kam pare ne nje studio ku artistija e mbante per t'ja kujtuar vetes qe: "Arti dhe Egoja Jane Kontradiktore.")

Burim informacioni: OPRAH
Te drejtat e perkthimit: ANONIM DIARY

Go back

Post a comment